Debatet mes Efit dhe Luizit nuk kanë të mbaruar.
Dyshja kanë debatuar edhe mbrëmjen e sotme gjatë prime-t, pasi u soll edhe njëherë në vëmendje deklarata e Luizit pak ditë më parë, ku përçmonte të shkuarën e Efit, e cila ka qenë pjesë e “Përputhen”.
Sipas Luizit, femrat që shkojnë në “Përputhen” nuk duhet të mbahen afër as nga shoqëria dhe as nga familja, duke shtuar se motrën e tij nuk do donte ta shikonte në atë format, deklaratë e cila zemëroi jo pak Efin por edhe Arbana Osmanin.
Moderatorja i “tërhoqi veshin” Luizit duke i thënë se nuk duhet të shprehet në atë mënyrë.
Ky diskutim u përfol edhe në studio mes Arbanës dhe partneres së Luizit, Kiarës, ku iu drejtua kësaj të fundit se si do të ndihej ajo nëse dikush thoshte për atë se “motrën time nuk do doja ta shikoja në një format si Big Brother“, duke i përmendur dhe aludimet se ajo ka bërë dashuri poshtë jorganit.
“Respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doje as ti që dikush të thoshte për Kiarën, motrën time nuk do doja ta shikoja në një format si Big Brother, që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit”, tha Arbana.
Diskutimin e vazhdoi edhe Tea Trifoni, e cila u shpreh se edhe Luizi ashtu si Efi, ka krijuar lidhje në një reality show.