Sarah Berisha dhe Dj.Pm vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të dashur për publikun që pas pjesmarrjes së tyre në “Big Brother VIP”.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ata janë pyetur shpesh për planet e tyre të së ardhmes apo për hapat e mëdhenj që do të marrin në lidhjen e tyre.
Së fundmi, Sara ka organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, ku sërish nuk munguan pyetjet për Pm.
Blogerja është pyetur nëse do të ketë së shpejti një fejesë me Pm, ndërsa ajo është përgjigjur me një video duke shuar kuriozitetin për ndjekësit.
‘Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve. E jo më për fejesë. Nuk kemi menduar asgjë. Të paktën këtë vit jo. Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë.”-ka zbuluar Sarah.