Keisi dhe Kristi tashmë janë çifti numër 2 në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’. Puthjet, ledhatimet, përqafimet nuk mungojnë, por mungon puthja në buzë, e cila pritet të vijë në momentin e duhur, kjo sipas Kristit.
Po si do ndiheshin ata të dy nëse do duhet të takojnë familjet respektive? Për këtë u pyetën në emisionin që zhvilluan në mëngjes.
Kristi u shpreh se do kishte pak siklet kur të takonte Sabianin, mirëpo nuk do e kishte problem.
“Po problem. Siklet ke gjithmonë. Siklet ke kur shikon babanë tënd. Dy muaj po të kishim e njëjta gjë do ndodhte, ai për këtë arsye do vinte këtu, të më shikonte”.- u përgjigj Kristi.
Ndërsa Keisi mendon se takimi me Robert Aliajn do ishte shumë i sikletshëm, aq sa do ngelte pa fjalë. ‘Nuk mund ta përshkruaj, besoj se në ato momente do ngel, do ngec, aq sa do i jap dorën, përshëndetje’.
Nga ana tjetër Sabiani duket se nuk është fort i kënaqur me këtë romancë të vajzës së tij.
Ditën e djeshme, këngëtari kishte postuar një video tek kishte përdorur një audio të vjetër nga një intervistë e tij së bashku me Keisin, ku thoshte se ajo e ka vetë në dorë se çfarë djali do të zgjedhë, ama kishte shtuar se “zorraxhinj nuk dua në shtëpi”.
Këtë audio Sabiani e kishte përdorur në videon e postuar teksa e kishte shoqëruar me shkrimin: “❌E theksoj❌ ZORRAXHINJ NUK DUA NË SHTËPI” dhe më pas kishte bërë tag vajzën e tij Keisin.