Në një intervistë për “Big Brother VIP Fan Club”, moderatorja Kiara Tito foli për daljen e dytë nga shtëpia e BBVA si edhe propozimin për martesë.
Për daljen e dytë:
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar, sepse nga një moment që mendova një ndarje, kaluam në një propozim martese. Jua them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë ishte një dalje perfekte dhe nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar gjithë ato që doja të fitoja.”
Si e imagjinon dasmën:
“Gjithmonë kam ëndërruar që të martohem në kishë. E imagjinoja veten me një fustan të gjatë, me një bisht super të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Kështu që kisha do të jetë, patjetër. Pastaj për pjesën tjetër, ose në plazh ose në ndonjë stadium se kemi ftuar gjithë ata njerëz, nuk e di ku do i fusim.”
Po Efin, do e ftojnë?
“Po, besoj se po. Të gjithë do t’i ftojmë, sepse do të mbarojë kjo lojë dhe të gjithë gjërat e tjera do kalojnë.”
Një dasmë në finale?
“Finalja është nata e Luizit. Unë mendoj që ai e fiton, kështu që finalja duhet të jetë një natë e dedikuar vetëm për atë.”
Historia e Luizit dhe Kiarës ka qenë e mbushur me ulje-ngritje, por edhe emocione. Luizi kërkoi ndihmën e “Vëllait të Madh” për të mos “e nxjerrë bllof” në planin e tij për ta mërzitur Kiarën gjatë javës dhe për ta surprizuar me një propozim gjatë programit dje. Ajo tha “Po!”.