Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

A besoni te karma? Nëse po, lexoni patjetër 12 ligjet e saj

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

“Karma është një qasje se si të jetojmë jetën tonë në mënyrë që të mund të bëhemi versioni më i mirë i vetes,” thotë Dr. Jennifer Rhodes, psikologe e licensuar, ndërsa Tejal Patel, një eksperte e meditimit dhe vëmendjes, e sheh karmën si një cikël “shkak dhe pasojë” që ka të bëjë me veprimin, jo me rezultatin.

Koncepti i karmës ndryshon; varet kë pyesni. Në sanskritisht, karma fjalë për fjalë do të thotë “veprim”. Patel shpjegon se gjithçka që bëni krijon një energji përkatëse që kthehet tek ju në një formë. Ja cilat janë ligjet e karmës:

Shkaku dhe pasoja: Sipas këtij ligji, çfarëdo mendimesh ose energjie që të nxjerrësh, të kthehet – e mirë apo e keqe. Në mënyrë që të merrni atë që dëshironi, duhet të mishëroni dhe të jeni të denjë për ato gjëra.

Ligji i krijimit: Ligji i krijimit thekson rëndësinë që jeta nuk është se thjesht ndodh. Që të ndodhin gjëra në jetën tuaj, duhet të merrni masa.

Ligji i përulësisë: Ligji i përulësisë bazohet në parimin që duhet të jesh aq i përulur sa të pranosh që realiteti yt aktual është rezultat i veprimeve të tua të kaluara.

Ligji i rritjes: Ndryshimin duhet ta nisni nga vetja. Ndryshimi i vërtetë ose rritja fillon me atë mbi të cilën ju keni kontroll, që është vetja, jo të tjerët.

Ligji i përgjegjësisë: Ligji i përgjegjësisë është një kujtesë që ju zotëroni atë që ju ndodh në jetë. Ju jeni produkt i zgjedhjeve që bëni.

Ligji i “këtu dhe tani”: Duhet të përqafosh të tashmen. Kjo mund të ndodhë vetëm kur të largoni mendimet ose sjelljet negative nga e kaluara.

Ligji i lidhjes: Ky ligj bazohet në parimin se gjithçka në jetën tuaj, përfshirë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj, janë të lidhura.

Ligji i përqendrimit: Ligji i përqendrimit ju inkurajon të përqendroheni në një gjë në të njëjtën kohë.

Ligji i të dhënit: Ky ligj ju ndihmon të kuptoni rëndësinë e veprimeve. Ju duhet t’u përkushtoheni gjërave ku besoni.

Ligji i ndryshimit: Historia do të vazhdojë të përsëritet derisa ju të mësoni nga përvoja dhe të ndërmerrni hapa që të bëni diçka ndryshe.

Ligji i durimit dhe shpërblimit: Tregohuni të durueshëm me qëllimet tuaja dhe ato do të realizohen. Kërkohet durim dhe përkushtim.

 Ligji i domethënies dhe frymëzimit: Ndonjëherë, çfarë bëjmë mund të na duket e vogël, por mund të ketë një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetën e dikujt tjetër. Ligji i domethënies dhe frymëzimit është ligji i duhur kur keni nevojë për motivim. Sipas këtij ligji, çdo kontribut që ju jepni do të ndikojë në botë.

Burimi: /Britannica

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Nuk u shpall fitues, Andueli shpërthen në lot dhe largohet me vrap nga skena (VIDEO)

Shifër alarmante/ Ja sa po i kushton ekonomikisht Izraelit lufta me Iranin

Astir/ Burri shkon në banesë, gjen gruan dhe vajzën me dy meshkuj, i rreh dhe shpallet në kërkim

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.