Mund t’ju tingëllojnë si gjëra të ezauruara prej shumë kohësh, por realiteti ka treguar se kemi ende nevojë për të mësuar rregullat bazike të etikës.
Si përshembull: Çfarë s’duhet bërë kurrë në shtëpinë e një tjetri.
Me siguri ju ka ndodhur t’ju acarojë një gjest fare etik nga ana e një vizitori, prandaj që të mos përsëriten të tilla situata, kini parasysh këshillat më poshtë:
1. Mos prekni dhe as mos lëvizni sendet/objektet në shtëpi e tjetrit
Edhe nëse jeni në shtëpinë e shokut tuaj më të ngushtë, respektoni ca limite. S’është fare e hijshme të hapësh frigoriferin e dikujt, aq më tepër pa marrë lejen e tij më parë. Mos prekni dhe ngacmoni gjëra që s’janë tuajat. Pyesni fillimisht për çdo lloj kurioziteti që doni të shuani.
2. Mos prisni një tur nëpër shtëpi
Mos kërkoni t’ju tregojnë shtëpinë. Prisni nëse do t’ju ftojnë vetë për të parë një tjetër ambjent. Ju nuk e dini në ç’kushte ndodhen, prandaj shmangeni këtë pritshmërinë. Kushtojini vëmendje gjuhës së trupit të personit që ju ka ftuar, për të shmangur çdo situatë të sikletshme.
3. Mos fshihni asnjë rrëmujë
Jemi njerëz dhe incidente ndodhin, edhe në shtëpinë e të tjerëve. Padashje mund të derdhësh pak verë mbi tapet, mund të thyesh një gotë ose llapmën aty afër teje. Mos e injoro dhe as mos e fshi. Nëse e bën kërko ndjesë dhe përpiqu ta rregullosh sa më shpejt.
4. Tregoni respekt për rregullat e shtëpisë objektet e tyre
Mos shkoni aty ku s’ju takon, sidomos nëse nuk ju ftojnë. E idni mirë që çdo shtëpi ka rregullat e saj dhe duhet të repsektohen.
5. Mos sillni një të paftuar me vete
Mos merrni me vete askënd që s’është ftuar. S’mund ta bëni sidomos pa njoftuar të zotin e shtëpisë më parë. Eshtë mungesë e theksuar etike që mund të ndryshojë komplet atomsferën dhe energjinë e vizitës.
6. Mos ushqeni ju kafshët shtëpiake nëse kanë
Nuk ka rëndësi sa i doni, pyesni para çdo lëvizjeje. Eshtë e rëndësishme të dini që dhe qentë, macet kanë rregullat e tyre brenda një shtëpie prandaj s’ju takon ju të ndani ushqimin me ta.
7. Kujdes me rregullat e këpucëve
Vini re nëse duhet t’i hiqni ose jo dhe respektoni rregullat e shtëpisë.
8. Mos u shfaqni kurrë duar bosh
Si i ftuar që je, duhet të sjellësh gjithnjë një dhuratë sado të vogël kur shfaqesh në shtëpinë e tjetrit. Nuk është nevoja për shpenzime të mëdha, një shishe verë ose lule janë mjaftueshëm. Vlen mendimi.
Burimi: Huffington Post