Me siguri keni filluar të ruani ndonjë kombinim interesant në Instagram tani që temperaturat u ulën dhe shtatori zëre se erdhi. Vjeshta është një super stinë kur vjen puna tek shfaqja e stilit, prandaj përpjekjet tuaja s’duhet të shkojnë kot.
Ç’duhet të keni parasysh?
Të blini vetëm elementët që ju ndryshojnë look-un dhe që njëkohësisht janë shumë funksionalë! Në cilën prej kombinimeve e gjeni veten më shumë?
1. Xhaketa, xhinset, bluza e bardhë, atletet- ky kombinim bazik është thjesht perfekt
2. Trikot e gjera përveçse të rehatshme, janë në modë.
3. Kini parasysh që kostumet janë rikthyer fuqishëm edhe këtë sezon.
4. Pavarësisht stilit që keni, investoni në një palë xhinse të mira!
5. Fundin e mëndafshit është koha ta vishni me një bluzë të trashë.
6. Mos injoroni jelekët. Janë më shumë stil nga ç’mendoni!
7. Xhins blu i errët dhe bluzë me vija. Ka kombinim më chic?
Burimi: Who What Wear, Anabel