Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

7 sjellje që pa e kuptuar ju shkatërrojnë lidhjen

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Ka sjellje të pashëndetshme në një marrëdhënie që janë shumë të qarta. Dihet që gënjeshtra, tradhtia, debatet, zëri i lartë, etj i çojnë çiftet drejt fundit të lidhjes, por këto që përmendëm nuk janë të vetmet.

Ka disa të tjera, në dukje të parëndësishme që dëmtojnë raportin në afatgjatë dhe në fund të ditës, ju mund edhe të mos e kuptoni çfarë ndodhi!

1. Ti injoron interesat e partnerit

Eshtë shumë normale të kesh interesa të tjera, por kjo s’do të thotë të mos i dëgjosh dhe aq më pak të injorosh interesat e tij. Çfarë është një partner që s’të mbështet?

2. Ti nuk thua faleminderit për gjëra të vogla

Mund t’i tregosh mirënjohjen kur ai të ble dhurata apo planifikon një fundjavë bashkë, por harron t’i thuash kur në mëngjes ka bërë kafenë për ty apo natën u kujdes të mos kishe ftohtë. Janë gjestet e vogla dhe falenderimet e këtij tipi që forcojnë raportin dhe e bëjnë më të shëndetshëm.

3. Ke filluar të mos i kushtosh shumë vëmendje higjenës.

Nëse shmangia e dushit të përditshëm të është bërë zakon, kjo mund të ndikojë tek marrëdhënia në një formë a një tjetër. Higjiena personale është shumë e rëndësishme, aq më tepër kur jeton me partnerin, pasi ka fuqinë të prishë momente interesante intimiteti.

4. Kritikat e vazhdueshme në vend që të pyesësh për çfarë ka nevojë

Kritikat e panevojshme do t’ju bëjnë të lodhshme dhe ju e dini çfarë vjen më pas.

5. Ti s’ke një jetë përtej kësaj lidhjeje

E gjithë energjia jote fokusohet tek partneri dhe miqtë, familja, kolegët janë prej kohësh në hije. Gabimi i parë që mund të rrezikojë lidhjen tuaj dhe jetën përtej partnerit.

6. Ti kontrollon telefonin e tij pa leje

Eshtë gjest i shëmtuar, pavarësisht dëshirës për të shuar çdo dyshim. Ju po i vidhni privatësinë dhe s’keni të drejtë ta bëni. Komunikoni, është zgjedhja e parë dhe e vetme!

7. Bën premtime që nuk i mban dot

Të mbash fjalën, sikur edhe për gjëra fare të vogla ndërton besim dhe e bën lidhjen më solide. Rasti i kundërt, pra premtimet boshe janë një zhgënjim më shumë që në fund çojnë në konflikte, e në rastin më të keq, në ndarje.

Burimi: Huffington Post

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

Françeska Murati reagon pas zjarrit në banesë: “Më njoftuan ndjekësit. U tmerrova”

Irani bën bilancin: Ja sa njerëz humbën jetën nga lufta me Izraelin

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.