Konkursi i Këngës ‘Eurovision’, është rikthyer më 18 maj në Rotterdam pas një pauze të shkaktuar nga pandemia në vitin 2020. Në ndërkaq në këtë artikull për të gjithë ju që e keni humbur shansin të shihni veshjet më të bukura të Eurovision-it ndër vite ju paraqesim ‘kampionët’ e modës të cilët me veshjet e tyre kanë bërë bujë.
Rikujtojmë, se këtë vit Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”. Në ceremoninë hyrëse këngëtarja është shfaqur me një fustan të gjatë të kuq që i dha asaj një pamje “mbretërore”. Fustani është i punuar nga stilisti Valdrin Sahiti dhe arriti të tërhiqte vëmendjen e mediave turke. Anxhela do të ngjitet në skenën e Eurovizionit në 20 maj, natën e dytë dhe do të jetë e 11-ta në rradhë.
Në fakt, Eurovizion-i ka qenë një nga arenat ku janë shprehur disa nga idetë më të shfrenuara për kostume, ndër vite. Njihuni me disa prej veshjeve më të paharrueshme, më sakt ikonike:
1.Lordi.
Lordi është një bandë “Hard Rock” finlandeze e formuar në 1992 nga këngëtari kryesor, kompozitori dhe stilisti i grupit, Z. Lordi. Grupi është i njohur për mbajtjen e maskave prej monstre dhe përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë koncerteve.
Me një “look” monstër, Lordi u ngjit në skenë, fitoi konkursin dhe la mbresa me pamjen e tij super unike. Nëse nuk e dinit grupi muzikor i realizon të gjitha veshjet dhe maskat vetë, si dhe bëjnë grimin e njëri tjetrin që ndoshta është edhe gjëja më e veçantë e këtij Konkursi
Rick Owens
€1,423.61
Rick Owens
€947.42
2. Mahmood.
Lordi mund të përfaqësojë Eurovizionin në një mënyrë më të egër, por kur këngëtari italian, Mahmood performoi në vitin 2019, veshja e tij solli stilin e rrugës në konkurs dhe të gjithë thjesht mbetën të mahnitur nga stili i këtij super artisti. Ai interpretoi me një këmishë të qëndisur të ngurtë si kimono me pantallona të zeza.
Undercover
€476.19
Valentino
€644.85
3. Verka Surduchka.
Eurovizoni ka një lidhje të thellë me komunitetin LGBTQIA +. Fituesit e mëparshëm kanë përfshirë këngëtaren austriake, Conchita Wurst. Këngëtarja ukrainase, Verka Surduchka, në vitin 2007 interpretoi “Dancing Lasha Tumbai” me një fustan dhe kravatë metalike argjendi, syze dielli dhe një yll të madh në kokë dhe thjesht bëri bujë me pamjen e saj.
Matsuda
€853.18
Charvet
€166.67
4. Michalis Rakintzis.
Këngëtari grek i rrymës rock, Michalis Rakintzis së bashku me bandën e tij muzikore në vitin 2002 ishte pjese e Eurovizionit dhe me veshjen e tij, ai solli një shije apokalipsi në skenë. Kostumet prej lëkure robotike që ai dhe banda e tij muzikore kishin veshur dukeshin aq perfekt dhe aq stil. Veshje që nuk harrohet kurrë.
Master-Piece
€240.74
Amiri
€2,398.14
5. Mr Daði Freyr.
Eurovizioni ka një reputacion për të qenë aspak i veshur mirë, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Vendet e tjera e marrin konkursin tepër seriozisht. Daði Freyr, muzikanti islandez i cili jeton në Gjermani erdhi me një koreografi të çuditshme, rroba jeshile të cilat përputhen shumë mirë me performancën e grupit. Ju pëlqen?!
Gucci
€1,481.48
Gucci
€740.74
6. Mr Johnny Logan.
Irlanda ka fituar Eurovizion-in më shumë herë se çdo vend tjetër, gjithsej 7 fitore. Z. Johnny Logan është përgjegjës për tre prej tyre, dy herë si interpretues dhe një herë si kompozitor. Logan përfaqësoi Irlandën në 1980 dhe 1987 dhe në të dy rastet veshi një kostum të bardhë engjëllor që përputhej në mënyrë të përsosur me baladat e tij të mëdha, “What’s Another Year” (1980) dhe “Hold Me Now” (1987).
Saint Laurent
€2,157.74
Maison Margiela
€798.61
7. ‘Bucks Fizz’.
Bucks Fizz është një grup britanik i pop-it që arriti sukses në vitet 1980, veçanërisht për fitoren në Eurovizion në vitin 1981 me këngën “Making Your Mind Up”. ‘Bucks Fizz’ erdhi me prerje flokësh të çuditshme, me ngjyra ylber në veshjet e tyre duke kërcyer rock ‘n’ roll. Fillimisht vajzat e grupit u shfaqën me funde të gjata dhe gjatë performancës rezultuan me funde të shkurtra. Një performancë e jashtëzakonshme.
Aimé Leon Dore
€272.82
Gucci
€787.03