Boksieri shqiptar, Florian Marku, se fundmi ka fituar nje vemendje te madhe nga e gjithe bota, dhe kjo per arsyen se triumfoi ndaj kundershtarit te tij, Maxim Prodan, duke u shpallur kampion i ‘welterweight’ IBF International.
Pervec aftesive te tij si boksier, Florjani njihet edhe si nje person i dashur dhe me zemer te madhe dhe kete e ka treguar dhe se fundmi duke surprizuar nenen e tij te cilen kishte plot 7 muaj pa e takuar per shkak te angazhimeve me sportin.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale nga vet sportisti na emocionuan të gjithë.
Kujtojmë se Marku jo vetëm që fitoi titullin kampion bote, por vijon të jetë i pamposhtur në boksin profesionist.