Të gjesh partnerin është një sfidë, ama ta bësh marrëdhënien të qëndrueshme, të bukur, të lumtur dhe të shëndetshme, sigurisht që kërkon shumë përkushtim.
Ne po të sjellim 5 mënyra se si mund t’i arrish këto në lidhjen tënde:
Kujdesu për lidhjen
Konsideroje marrëdhënien tënde si një bimë, të cilën duhet ta ujisësh çdo ditë, në mënyrë që të lulëzojë. Kujdesu për lidhjen, tregoji personit tjetër që e do, vlerëson dhe çmon çdo ditë dhe kjo do të kthehet në një rutinë për të dy. Krijoni një listë me gjërat që doni të bëni bashkë, gjeni pasionet e përbashkëta dhe argëtohuni.
Më shumë biseda, më pak rrjete sociale
Kur takohesh me të, mos e ki mendjen vetëm në TikTok apo Instagram. Pyete për ditën, interesohu për historitë e partnerit/es dhe dëshirat e tij/saj. Kur jeni përballë, nuk ka pse të ekzistojë një ekran në mes.
Balanco miqësinë me intimitetin
Një marrëdhënie e shëndetshme kërkon jo vetëm një partner me të cilin të kënaqesh në dhomën e gjumit, por edhe jashtë saj. Së pari, duhet të jeni miq të mirë dhe më pas, partnerë të mirë. Njiheni njëri-tjetrin dhe bëni aktivitete së bashku.
Sa më shumë tolerancë
Dy partnerë tolerantë krijojnë një lidhje të bukur, e cila bazohet edhe në respekt të hapësirës personale, dëshirave vetjake, si dhe vlerësimit dhe mirëkuptimit. Pas çdo veprimi, mos mendo që direkt të kritikosh, por edhe të mirëkuptosh.
Jep atë që do të marrësh
Ti do të dëgjohesh, llastohesh, të ndihesh se je në qendër të vëmendjes? Bukur! Këto do edhe personi tjetër. Gjej gjuhën e dashurisë së partnerit/es dhe bëje të ndihet po aq mirë sa pretendon ti të bëjë ai/ajo. Për një lidhje, duhen dy persona që përpiqen njësoj.