Einxhel Shkira disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
Mirëpo ditën e djeshme ka qarkulluar lajmi se djali i Einxhel dhe Dagz tashmë ka ardhur në jetë edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë dhe komentet dhe urimet për çiftin në rrjete sociale janë të shumta.
Ama mesa duket kjo gjë sipas çiftit nuk është e vërtetë, pasi pak më parë me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Einxhel shfaqet ende shtatzanë na kanë lënë të kuptojmë të kundërtën. Me anë të fotos Einxhel dh Dagz tregojnë se janë ditët e fundit të shtatzanisë dhe fëmija e tyre do të vijë në jetë këtë muaj, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende.