Pique është tërbuar nga deklaratat e fundit të Shakirës.
Pasi tha se ajo po viktimizohet, futbollisti tani pritet të marrë një vendim për fëmijët e tyre.
Pique e Shakira do të takohen të martën për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pasi Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona, ndërsa Pique dëshiron që ata të qëndrojnë në Katalonjë me të.