Prova që koha fluturon, jo thjesht kalon shpejtë, është dita e sotme (teknikisht dita e djeshme), kur Elita dhe Gjiko kanë festuar përvjetorin e katërt të martesës së tyre, ndërsa ne na duket sikur po shkruanim para pak kohëh për dasmën e tyre të bukur.
Ka qenë Elita që e ka “festuar” ditën e tyre speciale në Instagram, edhe pse një ditë me vonesë për cështje teknike, teksa ka postuar disa foto nga dasma. Bashkangjitur me fotot, ku moderatorja dhe reperi shfaqen më të dashuruar se kurrë, ajo i dedikon edhe disa fjalë bashkëshortit të saj.
Në njërën prej tyre, i uron thjesht “Gëzuar përvjetorin”. Tek tjetra i thotë “Je i vetmi që dua të acaroj deri në fund t jetës” dhe në mënyrë pak më romantike, tek fotoja tjetër, e ve theksin tek sytë e tij që nuk gënjejnë asnjëherë.