38-vjeçari noton 20 km nga Rusia drejt Japonisë për të kërkuar azil

Një burrë nga Rusia ka notuar rreth 20 kilometra nga ishulli Kunashir i kontrolluar nga shteti rus drejt qytetit japonez Shibetsu në ishullin Hokkaido për të kërkuar azil politik.

38-vjeçari Vaas Feniks Nokard është ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

Nokard thuhet se u dëbua nga Japonia në vitin 2011 për shkeljen e rregullave të vizave.

Shibetsu, vendi ku arriti refugjati, është një qytet i vogël me një popullsi prej vetëm disa mijëra njerëz dhe një nga vendet e pakta në Japoni që është i paarritshëm me tren.