Sa herë ju ka ndodhur që të jeni zgjuar me mendime të turbullta nga ëndrrat e çuditshme, gati dhe surreale që keni parë natën në gjumë?
Shpesh, ëndrrat thonë ekspertët janë zgjatim i ngjarjeve që ndodhin gjatë ditës ose një reflektim për të ardhmen.
Kërkimet e fundit në fushën e ëndrrave kanë zbuluar disa fakte interesante rreth episodeve që na “vizitojnë” natën në gjumë dhe sesi ato mund të shërbejnë për funksione specifike që ndihmojnë mirëqenien dhe funksionimin tonë të përditshëm.
Nëse një ëndërr që keni parë kohët e fundit ju ka shkaktuar konfuzion, këtu janë disa teori interesante për faktin se pse ne ëndërrojmë:
Ëndrrat përpiqen të parashikojnë të ardhmen
Truri ka aftësi për imagjinuar dhe simuluar përvoja që mund të ndodhin në të ardhmen e dikujt dhe kjo ka të bëjë me një vendim të rëndësishëm, qëllime, planifikime, emocione, etj.
Një studim i vitit 2021 për ëndrrat aplikoi “hipotezën e simulimit të së ardhmes”. Rezultet treguan se mendja jonë kombinon fragmente të ndryshme të përvojave të kaluara në simulime imagjinare të së ardhmes.
Studiuesit zbuluan se ëndrrat lidhen me kujtimet e së kaluarës ose me ngjarje specifike të së ardhmes.
Ëndrrat nuk janë të rastësishme
Një studim i vitit 2011 i botuar në “Journal of Neuroscience” gjeti prova se truri ynë rrit në mënyrë selektive kujtimet që priten të jenë të rëndësishme në të ardhmen. Ëndrrat lidhen më shumë me natyrën e ngjarjeve se me kohëzgjatjen e tyre.
Përvojat e përditshme në të cilat kalojmë pjesën më të madhe të kohës, si leximi apo puna në kompjuter janë më kuptimplota në krahasim me ndërveprimet sociale dhe përvoja të tjera jo shumë të rëndësishme për ëndërrimtarin.
Studiuesit zbuluan se ëndrrat priren të përsërisin këto tema dhe ngjarje në faza të ndryshme të gjumit. Kjo jep ndjesinë e asaj që ne në mënyrë të pandërgjegjshme përpiqemi të përpunojmë ose të jetojmë në të ardhmen.
Ëndrrat përmirësojnë funksionin njohës
Një studim i botuar në “PLOS ONE” zbuloi se ëndrrat ndikojnë në forcimin e kujtesës gjatë kohës që truri është në gjumë, ndërsa riorganizohet informacioni për ngjarje të së kaluarës ose problemet e së ardhmes.
Ëndrrat ndikojnë në aftësinë tonë për të mësuar dhe për të bërë detyrat. Në një studim të vitit 2018, pjesëmarrësit treguan se ëndrrat e lidhura me detyrat sollën përmirësim të kujtesës më shumë sesa tek ata persona që nuk ëndërruan për detyra të caktuara.
Burimi: Forbes