Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

3 gjëra që e kërcënojnë më shumë lidhjen tuaj

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Në një periudhë a një tjetër, çdo lidhje do të “vuajë” një fazë mërzie, sherresh të prsëritura apo debate që vijnë si pasojë e “të tretëve”. Të tre këto sinjale janë kërcënimet kryesore që tregojnë se diçka ka nevojë për t’u ndryshuar në lidhjen tuaj.

Nëse nuk i kushtoni rëndësi, mund të çojnë drejt ndarjes dhe rikuperimi do të jetë edhe më i vështirë.

1. Mërzia

Shumica e njerëzve nuk duan të lëndohen. Nga ana tjetër, të jesh në një lidhje intime të gjatë ka rreziqet e saj. Në çdo marrëdhënie ekziston rreziku i lëndimit, braktisjes, keqtrajtimit emocional apo edhe i neglizhencës. Një nga mënyrat që përdorim për të mbrojtur veten nga lëndimi është duke mos shprehur anën tonë më të butë dhe atë më njerëzoren. Ne i shmangemi temave të nxehta sepse kjo mund të rrisë tensionin në lidhje, por harrojmë që duke mos e bërë e lëmë raportin në nivel sipërfaqësor dhe rrjedhimisht kjo shkakton rutinë të mërzitshme. Sepse mungon dinamizmi, tensioni dhe intensiteti.

Ç’mund të bëni për këtë?

E vetmja mënyrë për të mbajtur pasionin gjallë është të thoni të vërtetën.

2. Sherret e përsiritura që s’bëhen kurrë në formën e duhur

Të gjithë çiftet zihen. Disa dinë ta bëjnë këtë më mirë se të tjerët. Ndryshe nga çiftet që vuajnë prej mërzisë dhe rutinës, çiftet konfliktuale nuk ndalojnë me zënkat dhe argumentet. Problemi është se çdo debat i tyre përfundon në gjuhë të dhunshme, tone të larta dhe hera herës në ofendime.

Kur kjo ndodh partneri ose partnerët ndihen pa shpresë dhe të ngecur. Shtëpia duket si shesh lufte dhe e gjithë energjia që mund të shpenzohej për frymë bashkëpunimi dhe dashuri harxhohet në debate. Nëse nuk merren masa është thjesht çështje kohe që secili nga partnerët të kërkojë ngushëllim jashtë lidhjes.

3. Palët e treta dhe shkaqet e jashtme

Ka gjithmonë shkaqe që vijnë nga jashtë dhe kërcënojnë një lidhje. Kjo përgjithësisht është pasojë e mërzisë afatgjatë në çift dhe zënkave të vazhdueshme. Shkaku i jashtëm më problematik është tradhtia, por mund të jetë dhe një hobi që kthehet në fiksim për një nga partnerët vetëm për të “shpëtuar” nga lidhja që po jetojnë.

Burimi: Psychology Today, Anabel

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Zjarr masiv përfshin ishullin grek të Hiosit

Irani zotohet të vrasë 50,000 ushtarë amerikanë: Zëdhënësi televiziv i Teheranit thotë se Trump ka urdhëruar ‘arkivole’

Sherr në Vlorë/ Shoferi përplas qëllimisht disa herë me makinën e tij një makinë tjetër

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.