Dy minuta mund të duken një përjetësi nëse sheh dy njerëz duke u puthur dhe ledhatuar, por kur bëhet fjalë për programe si “Për’Puthen”, puthjet dhe ledhatimet janë të pranueshme.
Gjatë episodit të fundit të programit, një prej konkurrentëve të rinj, Arbi, ftoi në kërcim Laurën dhe menjëherë nisën të putheshin. Dhe puthjet vazhdonin… E vazhdonin… Për më shumë se 2 minuta!
Në një pjesë të mirë të komenteve, njerëzit shkruajnë se “kjo është puthja më e vërtetë” që ka ndodhur në program. “Shumë e ndjerë”, “ishin shumë të sinkronizuar dhe real”,” ja çfarë do të thotë të kesh kimi” janë disa komente të tjera.
Sigurisht që nuk përjashtohen as dyshimet. Disa komentues janë të mendimit se ata mund të jenë të lidhur jashtë, ndërsa të tjerë njerëz aludojnë se fakti që Arbi ftoi në takim një tjetër vajzë në fund të emisionit nënkupton se ka qenë e gjitha thjesht show.
Se cila palë ka të drejtë, mbetet për t’u parë.
Burimi: /Anabel