Pas suksesit brenda shtëpisë se “BBV”, Luizin e prisnin një sërë bashkëpunimesh, të përgatitura paraprakisht dhe të finalizuara më pas me praninë e tij. Por nuk e dinim se surpriza e tij për fansat do të vinte kaq shpejt.
Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë, pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i “Big Brother VIP Albania 2”.
Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”.
Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube e vetëm 1 ditë pas publikimit të saj, kënga ka kaluar 1.5 milion klikime.