Le ta pranojmë: shumë prej nesh nuk janë të mirë kur vjen puna për të folur rreth seksit. Edhe nëse ju pëlqen akti fizik, diskutimi i sinqertë rreth tij mund të ndihet ende i pakëndshëm.
Por pa komunikim të hapur, mund të humbisni seksin më të mirë dhe një lidhje më të fortë me partnerin tuaj.
Ndoshta ju të dy keni qenë së bashku për një kohë, kështu që mendoni se tashmë dini gjithçka për përvojat dhe fantazitë e njëri-tjetrit.
Por nëse nuk bëni pyetje të menduara, ndoshta nuk jeni aq të sinkronizuar sa mendoni.
Duke folur për HuffPost, ekspertët e seksit ndanë disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë të njihni partnerin tuaj në një nivel më të thellë.
1. Cila është ëndrra më ‘e pistë’ seksuale që ke parë ndonjëherë?
2. Cilat janë momentet kur eksitohesh më shumë?
3. Cilat gjëra të eksitojnë, por që nuk kanë lidhje me seksin?
4. Për çfarë mendon kur masturbohesh?
5. Kur kërkon për pornografi apo erotikë, çfarë kategorie kërkon?
6. A ka ndonjë gjë që të bën ta fikësh pornon që po shikon?
7. Cili është vendi më aventuresk ku do të doje të bëje seks?
8. Çfarë të pëlqen të bësh pasi të kemi mbaruar seksin?
9. Për çfarë ndihesh e shqetësuar apo e pasigurt tani?
10. A të pëlqen të të prek diku që unë nuk e di?
Burimi: /RevistaClass