Eshtë ftohtë, ka shi, borë dhe ne përtojmë më shumë se zakonisht për të dalë atje jashtë. Nëse jeni në një lidhje, ose rreth atyre ujrave, kjo stinë është në anën tuaj. Koha perfekte për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin. Nëse mendoni që s’keni mjaftueshëm opsione për ta kaluar këndshëm stinën e ftohtë, hidhini një sy ideve më poshtë:
1. Fillojeni me rregullimin e shtëpisë për festa
Nëse do të qëndroni brenda, filloni zbukuroni shtëpinë bashkë. Merrni pemën e Krishtlindjeve, dritat dhe gjithë zbukurimet e tjera për ta hapur zyrtarisht sezonin e festave brenda ambientit tuaj. Më shumë se shtëpia, do të shijoni procesin.
2. Film + një kakao ose çokollatë të nxehtë
A janë vërtet pushime nëse nuk po shihni “Home Alone”, “The Grinch” apo komedi të tjera Krishtlindjesh? Jo! Një film, pak ushqim i mirë dhe një kakao e nxehtë janë pasditja perfekte e dimrit. Mos harroni të vishni çorape.
3. Pasi të keni bërë një dush bashkë, gatuani
E meritoni të relaksoheni pas një ditë të lodhshme dhe 100 mendimeve që ju vijnë në kokë.
4. Planifikoni një piknik diku brenda, por brenda shtëpisë
Shtroni diçka në dysheme, bëni gati antipastat, ëmbëlsirat e preferuara, pijet dhe kalojeni natën kështu. Duke biseduar me njëri-tjetrin teksa shijoni ushqimet.
5. Provoni të luani çfarëdo lloj loje bashkë
Edhe nëse nuk dini asnjërën prej tyre. Kërkojini atij t’ju mësoj dhe shijoni momentin.
6. Bëni një xhiro nëpër qytet kur dritat e festave të jenë ndezur
Do t’jua ndryshojë komplet humorin e ditës!
7. Shkoni në restorantin tuaj të preferuar
Nëse preferoni diçka më private, një darkë romantike do të ishte perfekte. Planifikojeni ca ditë më parë që të keni mundësinë për t’u përgatitur siç duhet dhe shijojeni.
8. Një fundjavë me ski!
Ca gjëra të vogla mund të ndryshojnë komplet mendësinë tuaj në ditë të caktuara. Mos e lini dimrin t’ju shkojë dëm pa një fundjavë duke bërë ski.
9. Bëni shopping bashkë
E dimë që e keni parasysh vetë këtë, por ju kujtojmë: shfrytëzoni uljet!
10. Mos harroni të bëni foto pushimesh!
Janë ca ditë kaq romantike, sa do të pendoheni nëse s’do ruani kujtim disa foto. Pema e Vitit të Ri i bën edhe më shumë #instagramable.