Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

10 gjëra që S’DUHET të bëni nëse po përpiqeni të krijoni një lidhje të re

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Aktualisht jeni në marrëdhënien që keni ëndërruar gjithnjë, në një lidhje të shëndetshme ku duket se gjithçka po ecën mirë.

Megjithatë, diçka ju shqetëson. Dhe shpesh pyesni veten pse po ndiheni në këtë mënyrë kur kjo është gjithçka që keni dashur.

Shumë njerëz supozojnë se nëse ndjejnë se lidhja është bërë “e mërzitshme”, ata duhet të ndahen menjëherë nga partneri i tyre.

Nëse kjo po ndodh edhe me ju, mund të jetë për shkak të modeleve të marrëdhënieve që keni patur në jetën tuaj. Nëse gjatë jetës, nuk keni patur një model të shëndetshëm të një lidhjeje romantike, atëherë një marrëdhënie ku çdo gjë shkon mirë mund t’ju duket “e mërzitshme”, ose sikur “nuk ka shkëndijë”.

Shihni disa nga 3 arsyet më të zakonshme, për të kuptuar cili prej tyre është rasti juaj:

1. Jeni mësuar me marrëdhënie “1 ditë mirë, 1 ditë keq”.

Ashtu si me lojërat e fatit, ka mjaftueshëm ankth në ndjenjën e pasigurisë apo mendimit se kur do të vijë “goditja” e radhës ose në këtë rast, zënka e panevojshme e radhës në një marrëdhënie.

Marrëdhëniet që ndihen si një “roller-coaster” emocional shpesh ngjallin ankth dhe pasiguri për atë që do të ndodhë në të ardhmen dhe për rrjedhojë, këto ndjenja mund të keqinterpretohen si emocion, pasion dhe kimi e fortë.

Nëse kjo ka qenë përvoja juaj në marrëdhëniet e mëparshme dhe takoni dikë që është i qëndrueshëm dhe nuk shkakton të njëjtin lloj ankthi, mund të supozoni gabimisht se nuk ka kimi ose ta perceptoni marrëdhënien si të mërzitshme.

Një perceptim i tillë mund të ndodhë edhe nëse marrëdhëniet ndaj të cilave jeni ekspozuar, për shembull ajo e prindërve, kanë qenë të paqëndrueshme.

2. Në një moshë të vogël, u mësuat me idenë se duhet të lini veten në vend të dytë, për dashurinë e dikujt.

Një marrëdhënie e pashëndetshme shpesh pasqyron dinamikën në të cilën jeni rritur. Nëse jeni rritur në një shtëpi me prindër në një marrëdhënie të paqëndrueshme, mund të keni mësuar se dashuria është e barabartë me të qëndruarit në një lidhje në kurriz të vetes.

Kështu, kur rriteni, mund ta gjeni veten duke u përpjekur të bindni partnerin për vlerat tuaja.

Rrjedhimisht, kur hasni në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar ku nuk duhet të sakrifikoni nevojat dhe ndjenjat tuaja, fillimisht mund t’ju duket e mërzitshme.

3. Jeni të kushtëzuar që t’i shihni marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të shëndetshme si të mërzitshme.

Nëse e keni mësuar herët se dashuria romantike shpesh përfshin paparashikueshmëri ose mospërputhje, mund të tërhiqeni më shumë nga partnerët që nuk janë emocionalisht të pjekur apo të disponueshëm.

Kështu, kur hasni në një marrëdhënie të shëndetshme që nuk kërkon që ju të përsërisni të njëjtën dinamikë, mund të ndiheni sikur “diçka mungon” sepse tensioni i zakonshëm nuk është aty.

Si rezultat, ju mund ta perceptoni marrëdhënien si të mërzitshme sepse nuk po shkakton të njëjtin nivel ankthi dhe pasigurie që bënin marrëdhëniet tuaja të mëparshme.

Duhet të kuptoni se një marrëdhënie toksike nuk është një marrëdhënie pasionante, por vetëm aq: toksike. Dhe gjithçka toksike nuk bën gjë tjetër veçse ju konsumon aq sa nuk mbetet më asgjë nga ju.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

VIDEO/ Irani tjetër sulm masiv me raketa ndaj Izraelit — situata e rëndë, thyhet sërish mbrojta ajrore

Me këtë foto konfirmohet romanca e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit/ Dyshja shfaqen bashkë

E rëndë/ Producentja e njohur humb jetën gjatë lindjes

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.