Nëse mendoni se të postosh në Instagram është një “punë” e lehtë, epo jo edhe aq, pasi Kim Kardashian do të paguajë një gjobë prej 1.26 milionë dollarësh për reklamimin e një kriptomonedhe, gjë që nuk e ka bërë si duhet.
Kështu, sipas ekspertëve të Komisionit Amerikan të Sigurisë dhe Shkëmbimit, milarderja 41-vjeçarje nuk ka deklaruar shumën prej 250.000 dollarësh që kishte marrë nga firma “EthereumMax”, me qëllim reklamimin e monedhsës virtuale EMAX. Kim ka bërë një postim në Instagram në 2021, ku reklamonte kriptomonedhën e lartëpërmendur, bashkë me linkun që të çonte në webiste-n ku tregoheshin udhëzimet për ta blerë atë.
Megjithatë duket se Kardashian nuk është e vetmja që reklamoi EMAX, që meqë ra fjala kosniderohen të rrezikshme pas nuk mund të gjurmohen. Sipas Komisionit të Sigurisë dhe Shkëmbimit, masa të tjera ndëshkuese do të merren edhe ndaj personazheve të tjerë të njohur, të cilët kanë mbështetur kriptomonedhat, me pagesë ose jo.
Avokatët e Kim e kanë pranuar vendimin e Komisionit, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, ndërsa përpos pagesës së gjobës, ranë dakord që klientja e tyre të mos reklamojë më asnjë aset kripto për 3 vitet në vijim.
Burimi: /News-31