Në muajin qershor Justin Bieber zbuloi për të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij se vuante nga një sindromë e rrallë e paralizës së fytyrës të quajtur “Ramsay Hunt”.
Me anë të një postimi në Instagram në atë kohë, ku tregonte edhe problemet që kishte fytyra e tij, Bieber tha se do të merrte kohë pushim, ndërsa anulloi datat e mbetura të turit të koncerteve.
E ndërsa gjatë muajit të fundit nuk ka qenë fare i pranishëm në media, intervista, madje as në rrjete sociale, përveç publikimit të disa fotove të gruas së tij, Hailey Bieber, gjendja e tij shëndetësore nuk dihej të paktën deri më tani.
Ka qenë miku i ngushtë i artistit dhe bashkëpunëtorin i tij që prej fillimit, Usher, i cili ka thënë se Justin është duke bërë shumë mirë.
Në një intervistë për “Extra”, Usher zbuloi se ai kishte qenë me pushime së bashku me Justin dhe Hailey-n, me këngëtarin që po bënte më të mirën për ta luftuar sindromën.
Po ashtu, ish-anëtari i “Voice” tha se ajo çka e ka ndihmuar shumë milun e tij është mbështetja e njerëzve:
“Unë mendoj se është me të vërtetë shumë e mrekullueshme të shohësh se ai ka mbështetjen e fansave dhe familjes së tij”.
Usher tha se Justin po ja del edhe falë mbështetjes së bashkëshortes së tij, gjë që ishte konfirmuar edhe disa javë më parë nga një burim pranë çiftit, i cili e quajti Hailey-n “shkëmbin” ku artisti mbështetet.
I njejti burim po ashtu ka bërë me dije se Bieber është duke punuar me një ekip mjekësh shumë të mirë dhe po ndjek të gjitha hapat që sta i kanë dhënë, përfshirë ushtrimet për fytyrën.
Urojmë që Justin të shërohet sa më shpejtë dhe po ashtu t’i rikthehet sa më parë muzikës.