Një nga 5 hyrjet e fundit të “Big Brother VIP” është edhe këngëtarja Xheisara Frisku.
Pervec aventures qe po perjeton ne “Big Brother VIP”, ajo ka qenë konkurrente edhe e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2019 me këngën “Si me t’lon”.
Qe ne prezantimin e pare me publikun ne “BBV”, Xheisara u komplimentua si nga publiku por dhe nga banoret per bukurine e saj.
Por, le te kthehemi pak vite prapa, kur Xheisara ende nuk qe mjaft e njohur per publikun, dhe thjeshtesia ishte pjese e saj.
Me poshte mund te shihni nje foto qe po qarkullon se fundmi ne rrjete sociale, ku duket ndryshimi nder vite i konkurrentes.
Xheisara është këngëtarja e njohur e cila që në moshë të vogël ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Xheisara është përfolur shumë edhe për martesën e saj të organizuar në fshehtësi, si dhe për përplasjen me Jonida Maliqin.
Ajo direkte ka shfaqur natyrën e saj provokuese, ku ka pasur disa përplasje me banorët.
Mbrëmjen e pardjeshme, gjatë një bisede me Eltonin dhe Tanin, Xheisara Frisku ka rihapur çështjen e mosmarrëveshjes së saj me Einxhel.
Ajo është shprehur se moderatorja e ka thumbuar vazhdimisht, ndërkohë që ajo priste të ishte më suportuese dhe jo aq e përfshirë në lojë.
Ndërkohë, rikujtojmë se vajzat u përballën në “PRIME”-n e ditës së martë, ku Einxhel, e akuzuar se nuk e ka pritur mirë këngëtarën i ka thënë:
“Kemi qen shumë okay që kur ka ardhur. Nëse kanë pritur t’i pres me petale apo t’i jap gotën e ujit e kanë gabim, nuk i konsideroj mysafir, por banorë, sepse na nominuan.”