Dy vëllezër shqiptar kanë lënë pa fjalë jurinë në ‘America’s got talent’ me performancën e tyre akrobatike. Arnold Balla, 25 vjeç dhe Artani, 20 vjeç janë vëllezërit që kanë pasion akrobacinë. Nuk munguan “wow” dhe duartrokitjet gjatë të gjithë perfomancës së tyre derisa juria i dha tre pikët, ndaj do të jenë sërish në spektakël.
Sapo mbaroi performanca, dy anëtaret e jurisë u ngritën në këmbë duke i duartrokitur ndërsa shihej edhe buzëqeshja në fytyrën e Simon Cowell që konsiderohet si më i rrepti në vendimet e tij ndaj personave që shkojnë në spektakël për tu vlerësuar për talentin e tyre.
“Nuk e kisha parë kurrë më parë”, tha Heidi Klum. Ndërsa anëtarja tjetër e jurisë, Sofia Vergara u shpreh: “Jam shumë e shokuar, se kisha parë kurrë më parë, ishte fantastike”.
Kishte edhe momente kur juria ndërhynte tek publiku që të mos shpërqendronin vëllezërit nga performanca e tyre akrobatike. Për jetesën në Amerikë, Arnold Balla punon si ‘interior designer’ ndërsa Artani vijon studimet për drejtësi.