Ups! Dafina Zeqirit i ndodh e papritura, thyen dhembin gjate koncertit

Dafina Zeqiri përveç se një nga këngëtaret shqiptare më të preferuara është edhe nga ato me më shumë koncerte, pothuajse çdo natë.

Mirepo për fat të keq, së fundmi i ka ndodhur një incident të cilin e ka ndarë edhe më ndjekësit në Instagram.

Dafina shkruan: “Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”

Përveç dhëmbit, Dafina ka patur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.

“Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa sediljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.