Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi është shpesh në qendër të vëmendjes në mediat rozë, kjo edhe për shkak të lidhjes me Romeo Veshajn.
Së fundmi, ajo ndau një foto nga spitali, dhe në mediat rozë kudo theksi u vu tek fakti që ajo u shtrua në spital pasi Romeo Veshaj shprehu hapur pëlqimin për Beniadës kur hyri në “Big Brother VIP”. Madje, u përfol edhe që ata ishin ndarë.
Të gjitha këtyre thashethemeve, Aleksia iu është përgjigjur sot, nga spitali
Aleksia ka bërë me dije se i është nënshtruar një operacioni por duke mos dhënë detaje të mëtejshme. Sa i përket lajmeve, tha se nuk i kuptonte, se e ka ndjekur puntatën e “Big Brother” me kënaqësi.
“Unë jam mirë, operacioni shkoi shumë mirë. Ju falenderoj shumë, jeni shumë të mirë. Disa prej jush janë të çuditshëm më kanë ardhur shumë mesazhe të tipit ‘a je në spital prej puntatës së djeshme të Big Brother’. Unë e ndoqa me shumë kënaqësi këtë puntatë, ishte e bukur, funny dhe emocionuese kështu që nuk e di për ca gjithë kjo dramë. Nga zemra jam shumë mirë për marshalla por ca t’i bëj tëmthit apo veshkës”, ka thënë ajo në disa video në Instastory.
Kështu, duket se ajo i ka vënë “pikat mbi i”, duke sqaruar se nuk është prekur aspak nga batutat e Romeos lidhur me Beniadën.