Kanë kalur 6 javë nga gjyqi i famshëm i Johnny Depp me Amber Heard, edhe pse duket sikur kanë kaluar 6 ditë.
Një nga çështjet më të diskutuara post-gjyqit, ishte lidhja e përfolur mes aktorit dhe avokates së tij, Camille Vasquez, duke parë dhe marrëdhënien që krijuan gjatë seancave. Ndërkohë tani ata janë parë bashkë në Pragë, por jo vetëm.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale që tashmë është bërë virale, Depp shihet gjatë një momenti nga turneu i tij në Evropë me kitaristin dhe mikun e vjetër Jeff Beck, ndërsa Vasquez ndodhet në audiencë.
Avokatja 38-vjeçare shihet duke prezantuar Depp me të dashurin e saj të përfolur, Edward Owen. Të dy ata shtrëngojnë duart dhe përqafohen.
Jo vetëm Depp doli i fituar nga gjyqi i tij, por edhe avokatja e cila sipas një raportimi të “Washington Post” ka marrë një sërë ofertash nga shumë studio ligjore që e duan në stafin e tyre, ashtu edhe nga rrjetet kryesore televizive që e shohin atë si një yll.