Një javë e re, një skandal i ri i Elon Musk, që kohët e fundit shihet më shumë në faqet e mediave rozë për lidhjet e tij se sa për punën apo të rejat në lidhje me Tesla-n apo SpaceX.
Së fundmi ka qenë “The Wall Street Journal”, që në fakt shkruan prej disa kohësh vazhdimisht për Musk, që thotë se njeriu më i pasur i botës ka qenë shkaktari i ndarjes së themeluesit të Google, Sergey Brin nga gruaja e tij, pasi kishte një lidhje me këtë të fundit.
Elon Musk ka reaguar në lidhje me lajmin, duke i mohuar pretendimet, qoftë për marrëdhënien me Nicole Shanahan, ish-gruan e Brin, qoftë se është shkaku i divorcit të tyre, qoftë edhe për faktin se ai ishte ulur në gjunjë për t’i kërkuar falje themeluesit të Google në një festë në fillim të këtij viti për gjithë ngjarjen. Të paktën kështu spekulohej nga media e njohur.
Miliarderi shkroi në Twitter kundër përgjigjen e tij ndaj Wall Street Journal: “Kjo është absurde. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vite, dhe në të gjitha rastet kemi qenë më njerëz përreth. Asgjë romantike.’
Ndërkohë Musk zbuloi edhe një detaj rreth vetes, që mund ta ndihmojë në përgënjeshtrimin e lajmit dhe jo vetëm, duek shkruar thjesht: “Nuk kam bërë seks prej shumë kohësh.”
Ndërkohë sa i përket lajmeve të shumta në drejtim të tij nga “WSJ”, kryesisht të aluduara, Elon u shpreh:
“WSJ ka shkruar kaq shumë artikuj të mirë rreth meje dhe Tesla, aq sa e kam humbur numërimin! Është e turpshme për ta, sinqerisht. Supozohet të kenë një standard të lartë për gazetarinë dhe, për momentin, ata nuk e kanë. WSJ duhet të tregojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të rastësishme të palëve të treta,”
Historia e raportuar nga media e njohur niste me një marrëdhënie të shkurtër që Musk kishte pasur me bashkëshorten e Brin, Nicole Shanahan, në Art Basel, një event arti në Miami që u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar.
Dyshohet se kjo e shtyu themeluesin e Google, njeriun e 8 më të pasur në botë, me një pasuri neto prej 95 miliardë dollarësh, të paraqesë kërkesë për divorc në janar.
Sot Nicole dhe Sergey kanë probleme për shkak të stresit të infektimit me Covid-19, ndërsa po debatojnë edhe për kujdesin e vajzës së tyre 4-vjeçare.
Burimet e cituara nga Journal thonë se gruaja tani po kërkon 1 miliardë dollarë për divorcin e tyre – një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së bashkëshortit të saj.