Tragjike! Policia vret aksidentalisht një 14-vjeçare

Departamenti i Policisë së Los Angeles qëlloi për vdekje një vajzë 14-vjeçare në dhomën e zhveshjes së një dyqani veshjesh.

Sipas informacioneve të para të transmetuara nga “Guardian”, policia ka qëlluar në drejtim të një të dyshuari dhe një plumb ka kaluar nëpër mur duke e goditur vajzën, sipas autoriteteve.

Ngjarja ka ndodhur në dyqanin “Burlington” në zonën e North Hollywood (San Fernando Valley).

Ndërkohë që dyqani ishte plot me klientë që bënin pazaret e tyre për Krishtlindje, i dyshuari kërcënoi një grua me një bravë biçiklete ndërsa hidhte sende nga kati i parë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në katin e dytë të një dyqani, kur autoritetet morën një telefonatë për një incident të vazhdueshëm të të shtënave brenda dyqanit.

Me të mbërritur në dyqan, policia e Los Angeles gjeti një person të armatosur që po sulmonte një grua, por që në fillim nuk ishte e qartë se çfarë lloj arme zotëronte.

Emrat e vajzës dhe të dyshuarit nuk janë bërë të ditur dhe gruaja e cila është sulmuar ende nuk dihet.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse sulmi ishte i rastësishëm apo i shënjestruar.

Ata nuk besojnë se adoleshentja kishte lidhje me personin që u sulmua.

Sipas të njejtave burime, nga zjarri i policisë ka rënë i vdekur edhe personi që kërcënonte gruan.

Burimi: /Skynews, Iconstyle