Me një foto me familjen e tij, Tolgahan Sayisman ka prezantuar më të voglën e shtëpisë, Alinën.
“Në ditën e parë të 2022 do më pëlqente t’ju prezantoja të voglën time, Alina. (Po, e njëjta mama). Pikë së pari i uroj të gjithëve shëndet dhe një vit në të cilin ju plotësohen të gjitha dëshirat tuaja. Gëzuar Vitin e Ri”, ka shkruar Tolga krah fotos ku mban Alinën në krahë.
Buzëqeshja e të voglës është ajo që të tërheq menjëherë sapo shikon kartolinën e aktorit turk.
Deri më tani fotot e Alinës në rrjetet sociale kanë qenë të rralla, ndaj dhe ky moment ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve te Tolgës dhe Almedës.
https://www.instagram.com/p/CYMPov9Nnpd/?utm_medium=copy_link