Ish banori i “Big Brother VIP”, Sabiani, pavaresisht eleminimit nga shtepia e famshme, nuk doli dhe aq i humbur, pasi krijoi nje miqesi mjaft te forte me Ilir Shaqirin.
Perpos shoqerise se madhe te krijuar mes tyre, Sabiani ka bere dhe deklarata te forta per Ilirin ku shpesh eshte shprehur se Iliri eshte “100 mije euroshi im”, deklarate e cila u be mjaft virale ne rrjete sociale.
Së fundmi Sabiani i ka bërë një surprizë balerinit. Një parashutë që mbante një banderolë ku shkruhej:
“Ti je 100 mijë euroshi im “ ka fluturuar mbi ambientet e shtëpisë së famshme. Iliri e ka pritur i gëzuar këtë surprizë të ëmbël nga miku i tij i besuar. Ndërkohë Sabiani duket se është kujdesur për familjarët e Ilirit jashtë.
Ai fillimisht është takuar me prindërit e balerinit e më pas ka vizituar në Itali gruan dhe vajzën e Shaqirit, premtim që ai ia bëri balerinit gjatë qëndrimit në shtëpi.
Përveç “100 mijë eurosh-it” të famshëm edhe Iliri, i cili mendon se Sabiani ia ka kushtuar atij këngët e tij ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.
Kujtojmë se gjatë një live show ai e pyeti Sabianin nëse ia ka kushtuar atij këngën ‘unë, ti edhe deti’ dhe Sabiani i tha se të gjitha për të janë dhe të gjithë qeshën.