Moderatorja Dojna Mema eshte prej rreth 8 muajsh ne pritje te embel.
Dojna dhe partneri i saj Vlashent Sata do te bekohen se shpejti me nje djale ne familjen e tyre, mirepo ceshtja e emrit qe do t’i vendosin nuk eshte zgjidhur akoma.
Pervec pyetesoreve qe Dojna ka organizuar ne Instagram duke kerkuar ide per emra djemsh, se fundmi dyshja kane qene te ftuar edhe ne “Me ler te flas”, ku se bashku me Romeon dhe Donaldin filluan te gjenin emra.
Mirepo, nje emer epik per bebin e gjeti vetem gjyshi i Dojnes duke i dhene zgjidhje problemit!
Moderatorja ndau nje video me ndjekesit teksa pyeste gjyshin per emrin e djalit dhe ai sugjeroi t’i vendosnin emrin e tij, Servet.
Normalisht qe kjo ishte ne kontekstin e shakase, pasi sic e dime gjysherit e Dojnes jane bere te njohur per publikun nga videot komike te tyre qe moderatorja i ben publike ne Instagram.
Madje, Dojna ka hapur nje llogari te vecante per nenen e saj ku ndan video komike dhe merr komente te shumta pozitive.