Thjesht shokë apo të lidhur? Kledi i sqaron të gjitha

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, dy ish konkurrentët filluan të kalonin shumë kohë me njëri tjetrin e shpesh qarkullonin në rrjet foto të dyshes.

Me daljen e këtyre fotove e videove që shpërndajnë pranë njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ndjekësit filluan të aludonin për një lidhje të mundshme e ka shumë prej tyre që e dëshirojnë këtë gjë.

Po mesa duket bëhet fjalë vetëm për klipin e një kënge të rë të Sheilës që e kanë realizuar së bashku e kjo u sqarua një herë e mirë pas postimeve të dyshes në Instagram.

Kledi ka postuar një foto në InstaStory, duke u shprehur:

Për të gjithë ju kuriozët që më keni bërë pyetje. Sot në orën 18:00 do merrni përgjigjen”- është shprehur Kledi krah fotos me Sheilen, ku dallohet dhe titulli i këngës së saj “Më e mira”.

Gjithashtu, edhe Sheila ka bërë një postim në Instagram, ku i ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj për këngën e re.

https://www.instagram.com/p/CYd-SiEIsL8/?utm_medium=copy_link