Te tjera detaje! Tre parashutat me dedikimin per Donaldin permbajne shkrimin “9 Janar,”

Ditën e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë ardhur tre parashuta.

Këtë e kanë realizuar sot një nga ish-fituesit e “Big Brother VIP”, Anaid Kaloti, dhe Kledi për Donaldin. Së bashku me disa fansa ata i kanë dërguar Donaldit tre balona

Në njërën shihet fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në njërën shkruhet “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jepi gaz” dhe në njërën prej tyre shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret-9 janar“.

Por, cfare eshte kjo datë, dhe kujt j referohet? 9 janari është pikërisht ditëlindja e ish-partneres së tij Bora Zemani dhe mesa duket fansat kanë dashur t’ia rikujtojnë aktorit, edhe pse tashmë ai është në një lidhje tjetër me banoren e shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Kjo e fundit, padyshim që nuk ka reaguar mirë pas ardhjes së parashutës, siç duket dhe në mimikat e fytyrës dhe reagimeve të saj.

Ajo ka vendosur që të ndezë një cigare menjëherë.

Rikujtojmë se Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bërë kryefjala e mediave rozë, pas puthjes së tyre “Live” në një nga takimet e organizuara në emisionin e “Big Brother”.

Gjërat kanë ndryshuar midis tyre, që pas krijimit të një lidhje të re midis tij dhe Beatrix.