Fluturimi i parashutave mbi oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” është kthyer në një refren. Disa parashuta mbërrijnë çdo ditë me mesazhe të ndryshme për banorët nga fansat apo familjarët e tyre.
Mirëpo, siç e vumë re ditën e djeshme, parashutat dedikuar Donaldin nuk ishin fort të këndshme për të dhe partneren e tij Beatrix Ramosaj, duke qenë se dedikimi i shkruar, i referohej ditëlindjes së ish-partneres së saj, Bora Zemani.
Edhe pse dyshja e aktorit të humorit dhe këngëtares janë sqaruar dhe mirëkuptuar me njeri-tjetrin, parashutat kanë bërë lëmsh rrjetin duke nxitur mjaft dinamika tek familjarët e çiftit.
Ndërkohë, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Fifi, ka vendosur të bëj reagimin e saj lidhur me këtë ngjarje.
Ajo ka postuar një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet një tjetër dedikim për Donaldin, si dhe për partneren e tij, Beatrix.
Në dedikim shkruhen fjalët:
“Mbaje premtimin Dem. Fito!
We love you Trixa.
Donald & Fifi.
Team Donald and Nanushat
Filoqyl”
Duket se këto fjalë i kanë pëlqyer shumë këngëtares, e cila ka shkruar mbi foton e postuar: “Ky version do të ishte më mirë”.
Në këtë mënyrë, ajo ka shprehur edhe mbështetjen për çiftin e krijuar brenda shtëpisë.