Data e startimit te programit me te ri veror ne Top Channel, “Kepi i Tundimeve”, eshte me afer nga ç’prisnim.
Autorja e programit, Olsa Muhameti, ka bere me dije para pak minutash me ane te nje postimi ne InstaStory se emisioni do te nise te premten e ardhshme ne oren 21:00, pra me date 22 korrik.
Kujtojme se “Kepi i Tundimeve” do te kete 10 konkurrente te rinj seksi, te cilet do te vendosen ne vila ne zonen e Kepit te Rodonit.
Deri tani jane konfirmuar 3 prej tyre, qe jane: Fation Kuqari, Eriola Doci dhe nje model i huaj, Gabriel.
Nje emer i konfirmuar nga Olsa Muhameti ishte edhe ai i Atdhe Xharavines, mirepo se fundmi ka patur zera se ai ka hequr dore nga programi ende pa filluar, por kjo do te ngelet per t’u konfirmuar mbremjen e se premtes.