Atdhe Xharavina është ish-konkurrenti i Përputhen, i cili gjithmonë di si të tërheq vëmendje.
Pas lajmit se ripostoi një ‘story’ të menaxherit të VIP-ave Xhani Demika ku shkruhej: “Është i lumtur se këtë javë është moti më ngrica”, Atdheu duket se paska bërë një urim ditëlindjeje për moderatoren e “Për’puthen” që mesa duket, na paska shpëtuar të gjithëve!
Këtë të dielë, në daten 9 janar, ai ka hyre ‘live’ në llogarinë e tij të “Instagram” në orën 3 të mëngjesit. Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën e vendosur të Golden G dhe Burak “Gëzuar ditëlindjen, moj dashni”.
Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë postimin, por teper vone pasi burime ekskluzive per “lokimagazine.com” arriten te sigurojne te gjithe momentin.
Prej një kohe të gjatë, në rrjetet sociale janë përfolur shumë emrat e Atdheut dhe Borës, si rrjedhojë e fotove dhe videove të ndryshme që kanë qarkulluar në internet.
Kjo ka ardhur gjithashtu dhe pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën do të donte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur dhe Bora.
Shumë shpesh ka patur aludime se dyshja kanë qenë në një lidhje së bashku.