Mbrëmjen e sotme po zhvillohet një festë me gjithë ish-banorët e “Big Brother VIP”, bashkëpunëtorë dhe stafin që ka punuar gjatë këtyre katër muajve. Ajo që ka marrë më shumë vëmendje është pjesëmarrja e Donaldit dhe Romeos në festë.
“News31.al” ka siguruar një video ku dy vëllezërit shihen në festë. Madje Donaldi ka shkuar i veshur si “Spiderman”.
Shumë është folur që pas mbarimit të aventurës së Donaldit në “Big Brother VIP”. Mediat kanë raportuar se aid he i vëllai janë përplasur me produksionin. Në reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas finales, Donaldi tha mes të tjerash: “Me votuat për një fitore që nuk e mora”- shprehej ai mes të tjerash. Po ashtu, aktori tha se do ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej.
Ndërkohë , thuhet se ata kanë hequr dorë edhe nga emisioni “Më lër të flas” që do fillonte së shpejti në “Top Channel” në Prime Time. Të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas” e po ashtu nuk ndjekin më as Sarën, as Lorin dhe Donaldi madje nuk ndjek më as Arbanën.
Për më tepër, ditën e djeshme u xhirua “Post Big Brother VIP” ku Donaldi nuk ka qenë i pranishëm. Teksa ish-banorët ndodheshin në xhirime aktori ishte me çifter Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Dona-Klea Huta. Ai postoi në Instastory dy foto me fëmijët e tyre, respektivisht, Ajkën dhe Kridin. E po ashtu as Beatrix nuk ka qenë në “Post Big Brother VIP” e këto ditë nuk është parë as në shoqërinë e Donaldit.
Teksa në mediat sociale ka ende shumë dyshime, ditën e sotme përmes një statusi të gjatë në Instastory Arbana Osmani i konsideron “me qëllim të keq dhe për klikime” interpretimet e mediave dhe mohon se ekziston ndonjë sherr mes produksionit dhe Donaldit. Madje ajo shkruan se i janë falenderues çdo konkurrenti, aq më pak Donaldit që sipas saj kaq dhuruar aq shumë emocione.
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim.