Tea Trifoni vazhdon te mbetet një nga ish konkurrenet më të përfolura të Përputhen.
Edhe pse ka vendosur të jetë e rezervuar për jetën e saj private, ajo është aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit mendime e ide rreth temave të ndryshme dhe ngjarje nga përditshmëria e saj.
Ajo së fundmi ka postuar në Instagramin e saj disa video tek ka rrëfyer eksperiencën jo të këndshme në një nga baret e Tiranës.
Ajo tregoi se shkoi të ulej në një nga lokalet e Tiranës dhe nuk e lejuan të ulej në një nga pozicionet më të rehatshme të lokalit pasi ato pozicione ishin të rezervuara për çunat, ndërsa gocat duhet të lueshin vetëm në mes të lokalit në mënyrë që të ishin të ekspozuara para çunave”.
Duket se Tea është revoltuar nga kjo sjellje sociale dhe ka vendosur që mendimet dhe kritikat ndaj kësaj çështje ti përcjellë edhe në Instagram, madje u shpreh se Shqipëria nuk bëhet më si vend e duhet të largohemi një orë e më parë.