Fakti i afrimitetit te madh e te papritur mes Semit dhe Donaldit eshte vene re nga cdo ndjekes i reality show-t, “Big Brother VIP”.
Ky afrimitet eshte permendur ne cdo portal dhe ka bere xhiron e rrjetit, madje u diskutua edhe ne studio nga Arbana Osmani dhe dy opinionistet.
Nga disa eshte konsideruar si nje miqesi shume e ngushte, ndersa nga disa te tjere si nje pelqim ndaj njeri tjetrit.
Sheila ishte banorja e cila e ndau kete mendim me disa nga banoret e tjere, duke u shprehur se ka dyshime per nje pelqim te fshehte te Semit ndaj Donaldit, ndersa ky i fundit e sheh si moter.
Nga ana tjeter, Arjola kurrsesi nuk e beson kete gje duke e perjashtuar fare si mundesi, pasi dyshja nuk kane asnje kompleks te rrine ne shoqerine e njeri tjetrit apo te perqafohen ne sy te banoreve te tjere, duke treguar keshtu se nuk kane asgje per te fshehur, por jane thjesht miq te mire.
Gjithashtu, nje teme tjeter qe u diskutua nga banoret, ishte ajo e lidhjeve me ish Partnerin e shokut ose shoqes se ngushte, nese jane pro apo kunder.