Semi dhe Donaldi ishin miq të mirë gjatë kohës që këngëtarja ishte ende në shtëpinë e Big Brother Vip, por gjërat ndryshuan pas eleminimit të saj.
Donaldi filloi të afrohej gjithnjë e më shumë me Beatrixën, derisa dyshja shkëmbeu puthje dhe u konfirmua edhe si çift.
Semit nuk i pëlqeu aspak ky afrimitet mes tyre, pasi Donaldi kishte puthur Bora Zemanin, shoqen e saj të ngushtë, kur ajo hyri në shtëpi.
Duke treguar që e mbështet Borën, Semi e hoqi Donaldin nga Instagrami.
Mirëpo, vëllai i Donaldit, Romeo, i cili i menaxhon rrjetet sociale tani, ia ka kthyer Semit me të njëjtën monedhë. Ai e ka hequr Semin nga Instagrami i Donaldit dhe me sa duket miqësia ka marrë fund.
Ndërkohë, Bora nga ana tjetër nuk ka hequr nga Instagrami as Donaldin e as Beatrixën.
Megjithatë ajo ndau pak kohë më parë disa foto me shoqen e saj të ngushtë, Semin, duke konfirmuar se miqësia e tyre vazhdon të jetë e fortë edhe pas Big Brother Vip.