Mbremjen e sotme ne “Big Brother VIP”, pati nje tjeter eleminim, ku ne perballje “kokë më kokë” mes Dj Dagz dhe Sarah, ishte kjo e fundit ajo qe u largua nga shtepia e famshme.
Pavaresisht nje shansi te dyte per t’u rikthyer ne shtepi nepermjet biletes, fatkeqesisht per te ishte e shenuar vetem vajtje.
“Pak a shumë këtë rezultat e prisja. Pavarësisht se nuk isha gati. Dagz doli më i preferuar se Antonela para disa javësh, ka një histori me Einxhel. Ai ka për të dhënë aty brenda dhe jam shumë e lumtur që vazhdon aty”,- tha Sarah.
Opinionistët gjithashtu folën për rrugëtimin e saj.
Balina: Sara solli modelin e një vajze të mirë, të çiltër. Në fillim u duke pasive. Hyrja e PM-it të dha dorë. Tani nga fundi ishte shumë më prezente, gjithseso gjëra të bukura të presin jashtë.
Arbër: Kohët e fundit pashë që ndërhyje pak kot, në disa muhabete. Shyqyr që dole se Pajtimi mezi po të priste.
Sara kur pa klipin e saj më pas u përlot dhe shfaqi emocione.
“Nuk jam pishman për asgjë. Nuk është fundi i botës e di, por më rriti shumë ky format. Është eksperienca më e bukur e jetës sime. Shpresoj të jetë një trampolinë për karrierën time dhe për dëshirat e mia. Dagzi më thotë që jam e vetmja konkurrente që kam fituar më shumë nga Big Brother-i”,- tha blogerja Sarah Berisha