Iliri dhe Sabiani janë bërë miq të mirë gjatë qëndrimit në Big Brother Vip.
Teksa bisedonte me Arjolën, Ilir është përlotur për Sabianin, pasi ai doli ndër 5 më pak të preferuarit në puntatën e kaluar të spektaklit.
“Atë dalja e çliron nga kjo gjë. Por ana, kur i thuhet që je ndër 5 më pak të preferuarit e publikut, kjo të vret.
Artistin e vret komplet, sepse artist që ka pushtuar Maqedoninë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Anglinë e vret. Thotë po unë ça paskam bërë deri tani.
Për kë paskam kënduar? Se unë vishem me rrobat e Sabit në këtë moment, se e kam vëlla, e kam shok, e ndiej”, tha Iliri.
Pas kësaj ai është përlotur, duke treguar në këtë mënyrë se e konsideron shumë shok Sabianin. Po ashtu edhe Arjola është shfaqur e përlotur.
Kujtojmë që kur Sabiani u eliminua, Iliri kërkoi që të dilte edhe ai. Megjithatë Sabianit i ra bileta vajtje-ardhje dhe u kthye sërish në shtëpinë e Big Brother Vip.