“Just Dance”, formati i ri dedikuar kërcimit, na fiksoi të gjithve para ekranit vitin e kaluar.
Balerini dhe moderatori Graciano Tagani është autor i tij teksa pjesë e formatit ishin dhe dy koreografët e njohur, Enada Hoxha dhe Albi Nako.
Pas një sezoni shumë të suksesshëm, “Just Dance” do rikthehet së shpejti në ekranin e “Top Channel”.
Programi shumë i dashur i kërcimit nis sezonin e dytë në “E diell”, këtë herë me disa risi. Kështu, këtë sezon nuk do jetë më Dojna Mema moderatore e tij. Këtë herë prezantimi i është besuar Nevina Shtyllës.
Nëse jeni kërcimtar profesionist ose të apasionuar pas kërcimit, kjo është mundësia e duhur për të treguar talentin tuaj dhe për të shkëlqyer.
Përmes një postimi në Instastory, Graciano ka treguar se audicionet do zhvillohen ditën e nesërme në orën 11:00 në studiot e “Top Channel” dhe ka ftuar të interesuarit të marrin pjesë.
Epo, mezi po presim të shohin çfarë ka rezervuar ky sezon.
Burimi: /News-31