Stresi është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar në Tiranë për Klodian Rashën.
Ndërkohë ai ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.
Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.
Einxhel e ka përmendur Stresin në “Big Brother VIP” duke i thënë Sarës se ai i ka kërkuar falje dhe ky i fundit i drejtohet publikisht.
“Në një mënyrë apo në një tjetër ti je zero mi goce. Hahaha zemër s’kam kërkuar falje përveç së vërtetës. Ke taku Salën jo mu, çdo prind kërkon falje po ti shkosh te shtëpia. Po unë Arkimed Lushaj jo”,- ka shkruar reperi.
Kur Stresi e ofendoi vjet publikisht, nuk vonoi as përgjigja e Einxhel. Ajo ka shpërndarë në Instastory një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, duke shkruar se edhe pse e njihte nuk ia ka bërë ajo ftesën.
Më tej, moderatorja shkruan se Stresit i kanë dështuar diss-et në rep dhe tani po merret me persona socialë. Einxhel shprehet se reperi ka dalë në protestë pasi është person i dhënë pas partisë.
Më tej, shkruan se Stresi nuk është Klodiani, ashtu si shprehej në protestë, por dikush që nxit dhunë, që shfrytëzon tragjeditë për përfitimin e tij, ndërkohë që i thotë se ka bërë zgjedhjen e gabuar që t’i bëjë “diss”.
Ndër të tjera, në një pjesë të videos së shkëputur nga intervista, ajo shkruan se “I bie që të paska marrë malli ose e ka zënë malli”. Me nota ironie, ajo gjithashtu shkruan se “aventurat e burgut jam kurioze të dëgjoj o bad boy”, ndërsa ka vendosur dhe një emoji sapuni.