Pas skandalit të pagave, për muajin janar dhe muajin prill, zbulohet një tjetër skandal skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi po qarkullon edhe një databazë me targat e shqiptarëve.
Në databazë listohen targat bashkë me emrin të cilin i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.Burime bëjnë me dije se lista me targat e makinave personale përmban të dhëna për 591962 qytetarë.
Mësohet se në rrjetet sociale specifikisht në Whatsapp është duke qarkulluar për momentin një databazë me targat e makinave. Sipas “AbcNews” kjo databazë përmban numrin e targës dhe emrin e personit që identifikohet me këtë targë.
Ashtu si edhe databaza e të dhënave personale me rrogat dhe numrin e telefonit edhe kjo databazë vjen në formatin Exel. Por ende nuk dihet se nga ku ka dalë kjo databazë ashtu sikurse nuk dihet asgjë as për dy databazat e mëparshme.
Dy ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘whatsapp’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave.
Edhe lista e muajit është në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga.
Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera. Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë.