Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj janë shumë aktive në rrjetet sociale dhe zgjojnë interes të madh të publikut.
Dyshja morën vëmendje të madhe pas ngjarjeve të ndodhura që në mes kishin Donaldin.
Gjatë zhvillimeve të bujshme fansat u ndanë në dysh duke krijuar edhe grupe me emra që përkrahnin Borën e pjesa tjetër Trixën.
Këto grupe vazhdojnë me përkrahjen e tyre për dy vajzat edhe sot ndërsa së fundmi veprimi i dy të famshmeve shqiptare ka habitur ndjekësit.
Fillimisht Bora Zemani ka ripostuar një video që fansat e saj kanë krijuar duke shkruar hashtaget #teambora dhe #borators, duke i shoqëruar me një zemër.
“Të mirat e mia”, i ka falenderuar Bora.
Nga ana tjetër edhe Beatrix ka publikuar një foto kolazh të realizuar nga fansat për t’i falendëruar. “Ju dua! #teamtrixa.”, shkruan Beatrix.
Edhe pse mund të jetë thjesht rastësi, kjo nuk është hera e parë që të dy vajzat zgjedhin të njëjtën ditë për t’iu dedikuar një postim fansave dhe përkrahësve të tyre.