Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, i gjithë viti do të shkojë mbarë, por jo vetëm kaq!
Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyjë me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.
Nata e Vitit të Ri është kulmi i ditëve festive për shqiptarët, që i impenjon në çdo gjë, duke filluar që nga punët e shtëpisë deri në gatime të shumta dhe fishekzjarrët.
Tryeza plot me ushqime,Bakllavaja, ëbëlsira më e preferuar e tryezës, pijet sepse në tryezë nuk mungon asnjë markë alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike apo edhe lufta e fishekzjarreve që nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët do tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarreve në shtëpi.